E TRISHTË/ Ndahet nga JETA gruaja e futbollistit SHQIPTAR: Me zemër të thyer…

Alban Shillova, ka marrë një lajm të rëndë. Futbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Kaltrina, ka ndërruar jetë në moshë të re.

31-vjeçari është anëtar i skuadrës elitare FC Feronikeli ’74, derisa ka qenë vetë ai që ka njoftuar për vdekjen e bashkëshortes, vendin dhe orën se ku do të varroset ajo.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, ka shkruar Shillova.

Kaltrina ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit. E ndjera pas vetës ka lënë një vajzë të vogël. Shillova është një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, derisa ai ka bërë karrierë në shumë klube deri më tani si Prishtina, Drita, Llapi, Drenica, Malisheva Fushë Kosova, Trepça, Liria e Vllaznia e Pozhoranit.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *