Princ Leka ‘nuk pret’ dot divorcin me Elia Zaharinë, nis bashkëjetesën me partneren e re në një shtëpi me qira!

Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetojë ditë të lumtura me të dashurën e re.

Skandali mbretëror doli në sipërfaqe në fillim të marsit, ku edhe në media u shfaqën pamje nga përplasja fizike që ai dhe Elia Zaharia kishin. Por teksa situata me Elian dhe familjarët e saj është e nderë, Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. Prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton. Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira shkruan Panorama Plus.

Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore. Princ Leka së fundmi ka marrë pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

Një muaj më parë, Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten me të cilën ka një vajzë, Geraldinën dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 43-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëritjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur. “Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka, ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *