Një histori e pazakontë dhe mjaft tronditëse është shfaqur prej disa vitesh ne fshatin Brret të Krujës. Familja e Xhemal Balliut qëndron e strehuar në një banesë të braktisur së bashku me tre anëtarë të familjes, të cilët vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Më shumë se një vit, kjo histori është sjellë në “Fax News”, pas së cilës kreu i Bashkisë Krujë premtoi zgjidhje të këtij problemi, por pas apelit të Tv Fax, ky premtim i dhënë u harrua.
Xhemal Balliu është kryefamiljari, i cili dhe moshën e tij nuk e njeh, ndërsa pranë ka vajzën e tij Dëshira, e rënduar nga problemet shëndetësore dhe mendore, nënë e disa fëmijëve pa e ditur babanë e tyre, nga të cilët jeton vetëm një vajzë e cila qëndron në kujdesin e një fondacioni.
Për televizionin “Fax News” rrëfen se vajzat i dhunojnë seksualisht njerëz të panjohur dhe papritur marrin vesh që kanë mbetur shtatzënë. Njërën prej vajzave, Lindita ka qenë në Shkodër dhe tani e kanë kthyer sërish në banesë.
Ndërsa për vajzën tjetër, Dëshirën, thotë se ka 2 fëmijë. I pyetur se kush është burri i saj, Xhemal Balliu thotë: “Kush e ka zënë, ja ka vu edhe… Nuk dihet kush është dhe mirupafshim, del me barrë.”