Deputetja e BDI: S’ka nevojë që Kurti e VV me ardhë dhe me u përzi në zgjedhje

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë duke u përcjellur me “zhurmë” kësaj radhe. Kjo për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal haptazi për ta përkrahur njërin prej kandidatëve për zgjedhjet presidenciale. Për këto veprime të Kurtit ka folur deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, shkruan Insajderi.

Ajo tha se fitorja e Ali Ahmetit përballë partisë së Arben Taravarit, kandidati që po e përkrahte Kurti, ishte e pritshme, duke qenë se Bujar Osmani ka qenë kandidati më i mirë.

Pritje kjo fitore. Sepse realisht, kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka qenë kandidati më i mirë, nga të gjitha palët. Është një kryediplomat i dëshmuar dhe që ka treguar sukses edhe si ministër i jashtëm”, ka thënë ajo në Frontal të t7.

E pyetur se kë do ta përkrahin në garën e mëtejshme, Ajdari ka thënë se një gjë e tillë do të vendoset nga liderët e Frontit Evropian, ndërkohë që ka theksuar se kandidatja që ka dalë e para ka një qasje nacionaliste kundër shqiptarëve.

“Besoj që kjo do të dihet ditët në vijim, dy tre ditët në vijim. Do të vendosin liderët e Frontit Evropian, se cilin kandidat do ta përkrahin. Është shqetësues fitorja e Gordana Silanovska. Një kandidate dhe një parti politike, që në një nivel shqetësues e ka rritur retorikën anti-shqiptare nacionaliste”, është shprehur ajo.

Ajdari ka folur edhe për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën zgjedhore atje dhe ka thënë se edhe vetë Kurti e di që s’është në rregull një gjë e tillë.

“Besoj se po. Megjithatë ne themi, ju kemi dalë hakut, sepse lideri ynë Ali Ahmeti e ka pasur ofertën për ta, që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat. Megjithatë le të ngelet në përgjegjësinë e atyre. Por sigurisht nëse do të kishte një kandidat, do të shkonte në raundin e dytë. Ndërhyrjet e këtilla s’janë në rregull. Dhe ata edhe vetë e dinë se nuk është në rregull. Vullneti i lirë i qytetarëve e dëshmoi. Bujar Osmani doli fitues. Realiteti dhe konteksti politik në Maqedoni është i ndryshëm dhe ndërhyrjet e tilla nuk janë në rregull, s’janë fer. Qytetarët e ndjenë. S’ka nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të ndikojë në zgjedhje”, ka thënë ajo

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *