Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla rrallëherë janë denoncuar edhe nga burrat, të cilët kanë rënë pre e personave të gjinisë së njëjtë, me të cilët janë përballur, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku një person, rreth 40-vjeçar, po dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 16-vjeçar, të cilin e mori me veturë duke i ofruar “ndihmë”.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga viktima, i cili ka njoftuar Policinë se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës, teksa po lëvizte në këmbë, kur papritmas u shfaq burri i dyshuar.
Sinjali mëson se i dyshuari ka qenë me veturën e tij, kur fillimisht ka kërkuar nga viktima diçka, duke i thënë “qenke djalë i mirë” e më pas i ka ofruar ndihmë, gjoja se do ta dërgonte deri te shtëpia e tij, me qëllimin që ta fuste në automjet.