Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndak Sali Berishës për të bërë aleancë me ish-kryeministri, tashme nën “arrest shtëpie”.
Ai theksoi se kushtet janë që Sali Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij, dhe sipas Metës, edhe me “regjimin e Edi Ramës”.
“Kushti i vetëm është që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij, dhe me regjimin e Ramës, asgjë tjetër. E përshëndes doktorin për qëndresën e tij. PD të organizohet më shpejt dhe më fuqishëm. Kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, ndryshimi do të jetë shumë i fortë”, tha Meta.