Janë liruar këtë të mërkurë nga qelia rreth 700 të burgosur, pasi përfituan nga projektligjit për Amnistinë Penale. Ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, si dhe 2 700 persona në shërbim prove.
Një moment prekës që është fotografuar teksa të dënuarit linin qelinë, ka qenë kur babai përqafohet me vajzën e tij, e cila ishte e burgosur.
“Mbaroi o jeta ime. Sa je dobësuar”, iu drejtua ai të bijës./M.K-dritare.net