62 vite burgim për të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim ndaj grupit të parë prej shtatë personave në rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Gazeta Insajderi merr vesh se janë dënuar me 62 vite burgim shtatë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares. Këtë e ka konfirmuar për Insajderin avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi.

Ajo tha se një nga të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

“Po është marr vendimi. Është dënim meritor. Vetëm njeri prej tyre është liruar nga aktakuza ndërsa të tjerët janë dënuar me burgim . Njeri nder ta është dënuar me 12 vite burgim ndërsa te tjerët me nga 10- vite burgim”, tha ajo për Insajderin.

Ky është grupi i parë që është dënuar për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Ndërsa grupi tjetër pritet që ditëve në vijim të merr vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”. Për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz” ngarkohet D.Rr..

Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzohen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”. M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”. I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit”.

Gjykata Themelore e Prishtinës konfirmon lajmin

Prishtinë, 23 Prill 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç.

I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të

Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të dyshuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, B.Rr. ngarkohet për veprën penale të “dhunimit”.

D.Rr. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”.

Ndërkohë G.S. dhe B.S. akuzo hen për “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. M.S. ngarkohet për “dhunim”, ndërsa F.S. ngarkohet për “dhunim” dhe “trafikim me njerëz”.

M.R. ngarkohet për veprën penale të “shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”.

I pandehuri E.S. ngarkohet për “ndihmë në kryerjen e dhunimit”.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares pati tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022.

Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *