Komedia e një çifti të pangopur që vodhën tragjikisht një popull të vuajtur

Nga Gjergj Zefi

Shpërfaqja tashmë prej një jave e një telenovele alla turka të emocioneve të pleksura dashuri- urrejtje të Ilir Metës me gruan e tij Monika, ka sjellë vëmendje vetëm sepse mediat ja japin atë.

Nuk është fare rastësi që të dy “pëllumbat e ndarë” të kenë prime- time’n në televizionet kryesore të vendit, ndërkohë që ka aq shumë probleme ky vend.

Janë fijet e vjetra e të reja të merimangës kriminale që e lidhin pushtetin e Ilir Metës me konglomeratët mediatikë, ku në një pjesë të të cilëve ka edhe fetat e veta të aksioneve, që i mundësojnë të jetë në kryetitujt e ditës.

Çalltisjet e ish-presidentit nëpër hekura dhe deliret e shpërndara në rrjet, mund të jenë rezultat i këshillave të konsulentëve të çalltisur, të tipit të Sazan Gurit apo mitomanë të tjerë, që Ilir Meta i ka mbajtur afër, i ka financuar e mbështetur gjithë këto vite.

I ka zgjedhur për pragmatizëm, apo se këtij xhinsi i përket edhe ai, kjo pak rëndësi ka dhe publikut as që i intereson fare. Çdo burrë ka përgjegjësi për surratin e tij.

Por ajo që duket e tepërt për publikun, i cili prej kohësh kërkon me ngulm që vendi të shpëtojë nga kasta e vjetër, është telenovela e stisur e marrëdhënieve të krisura të bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi.

Edhe pse disa vëzhgues, po e krahasojnë me serialin e Netflix: “House of Cards”, ku burri përplaset me gruan për Shtëpinë e Bardhë; apo ca të tjerë me një telenovelë melankolike turke, kjo nuk është gjë tjetër veçse, një “Estradë Ballshi”.

Një metaforë që përdorej në komunizëm për ato trupa amatore që kishin 10 këngë e një skeç humori në shfaqje. Pra metaforë që tregon një shfaqje jo vetëm të dobët, por më shumë të mërzitshme e irrituese.

Ajo çfarë është më tepër ndjellakrupe në këtë tragji-komedi pa kripë, është pikërisht hipokrizia që ky çift dominues në 33 vjet po u servir njerëzve.

Madje është më e rëndë sesa sjellja fyese dhe arrogante, kur kishin pushtuar kryeministrinë me skraparlinj dhe fshatarë nga Greva e Peshkopisë.

Shikoni vetëm sjelljen e Ilir Metës për “të dënuar” nepotizmin në partinë e tij. Një cinizëm aq i rëndë, sa fyen në mënyrë më të paskrupullt inteligjencën e shqiptarëve, apo siç e thotë me cinizëm Muslim Murrizi, na fyejnë edhe injorancën…

Sepse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, janë personazhe epike në Shqipëri, që më shumë se askush tjetër në 100 vjet shtet, kanë ngritur, themeluar dhe mbështetur nepotizmin si koncept determinant të qeverisjes në këtë vend.

Nepotizmi, që Meta- Kryemadhi instaluan u kthye më pas në një institucion apo ligj të pashkruar. Ku nga standardi i diktaturës që nuk lejoheshin persona të së njëjtës familje në një ndërmarrje, u kthye në qeverisjen me familje, fis, krushqi apo bashkëfshatarë.

Ende tregohen në popull anektodat me skrapalinj.Ilir Meta, kur ka qenë kryeministër, ka vënë tërë tarafin e tij familjar në poste kyçe të administratës, por edhe pushtetit të rëndësishëm në vend.

Ministra si Mustafa Muçi, me lidhje të afërt me Ilir Metën drejtuan dikasterin më të rëndësishëm në vend, atë të burimeve natyrore. Daja i tij u emërua ambasador në Greqi, pikërisht në kohën kur Ilir Meta kreu dy operacione spektakolare ekonomike, duke i dhënë Athinës dy asetet më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.

Përkatësisht: licenca e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, pra AMC-ja ju dha kompanisë greke Cosmote.

Në një kohë që pak muaj më parë erdhi në Tiranë kancelari gjerman Gerhard Schroder, dhe kërkoi që AMC t’i jepet Deutsche Telekom, siç kishte ndodhur në gjithë rajonin.

Por nuk mbaroi me kaq, Meta i dha po grekëve licencën e dytë celulare në vend.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *