‘Erdhën për t’u stërvitur por u arrestuan sapo hynë në Kosovë’, Fatos Klosi: Si i shiti Berisha ushtarët shqiptarë tek serbët

Një dokument i shërbimit sekret amerikan CIA tregon se Sali Berisha nuk donte pavarësinë e Kosovës. Në dokument nënvizohet se në prag fushate Sali Berisha ashpërsoi qëndrimet për çështjet etnike duke e përdorur kartën nacionaliste për të mundur kundërshtarët socialistë.

Ish drejtuesi i SHIK, Fatos Klosi në një intervistë për ABC News, tha se nuk habitet pasi qëndrimi i CIA-s ndaj Berishës dihej që gjatë kohës së luftës.

Ai përmendi edhe një rast që sipas tij Berisha, asokohe president, kishte shitur tek serbët disa shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur për t’u stërvitur në vendin tonë.

“Qëndrimin e CIA-s e kemi ditur që gjatë luftës. Kishte qindra informacione për aktivitetin e tij. Ideja që Berisha ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës është e vjetër. Ka filluar që me shkeljen e embargos me Jugosllavinë. E ka përdorur si argument për Kosovën gjoja për të çuar naftë për të ngrohur Kosovën.

E dyta që ne na ka bërë përshtypje dhe amerikanëve ka qenë opinioni i përbashkët në kohën kur Berisha ishte president. Erdhi një grup luftarakësh kosovarë për luftë kundër Serbisë, nuk ishte krijuar akoma UÇK, erdhën dhe bënë stërvitje dhe fatkeqësisht familjeve të tyre, pjesa më e madhe e tyre, u arrestuan sapo u futën në Kosovë.

“Ishte koha që u bë një stërvitje e tyre që gjoja po ndihmoheshin dhe u mor vesh se kush ishin këta njerëz. Sigurisht që u shitën.”, tha Klosi. /Shqiptarja.com

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *