Si ndryshon jeta e një Presidenti? Rrëfehet Bamir Topi: Bukën tani e blej vetë, kupton se disa gjëra të kanë munguar vërtetë

Ish-presidenti Bamir Topi ka përshkruar jetën e tij në kohën kur mbante këtë post dhe periudhën pas. Ai e cilëson hyrjen në politikë një hap për të bërë disa ndryshime vetë.

“U bëra ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe iu dedikova dhe atyre gjërave që duheshin bërë”, tha ish-presidenti, ndërsa shprehet se “politika është e bukur, dhe është instrument për të zgjidhur probleme”, tha Topi në emisionin “S’e luan Topi”.

Bamir Topi shprehet se momenti ku u shpall president i Republikës së Shqipërisë është një moment ku kupton që e gjithë jeta ka ndryshuar, ndërsa tregon edhe një histori të shkurtër gjatë atij momenti.

“Është një moment tjetër, që aty e kupton që jeta merr një hov tjetër. Është një përzierje emocionesh, sigurisht me atë që pret dhe kjo ndodh brenda pak sekondash. Kjo detyrë të bën të ndihesh tjetër njeri.

Futesh në një format tjetër. Tentova të shkoj drejt grupit të miqve, erdhi garda dhe më futën me detyrim në makinë. Kjo të jep një ndjesi të një jete që ka ndryshuar. E kupton brenda pak çastesh”, tregon Topi.

Pasi largohesh nga ai post, jeta vazhdon normalisht, rrëfen ish-presidenti, dhe kupton se disa gjëra të kanë munguar vërtetë.

“Kur nuk je më president, jeta merr kuptimin e vërtetë të normalitetit që të ka munguar dikur. Fatmirësisht edhe për shkak të asaj që shteti shqiptar nuk kujdeset për presidentin post, në zyrën që ka qenë në presidencë.

Ka një periudhë tre vjeçare dhe pastaj vazhdon jetën që ke pasur. Unë jam vetë në makinë, gjithmonë jam vetë në timon. Dal bëj pazare me time shoqe, bukën e blej vetë”, thotë ai.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *