Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrin e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me Presidentin e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.
Rama ka përfituar nga rasti që të flasë në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ku shpreson që situata të qetësohet pasi çdo përshkallëzim mund të sjellë një “fund katastrofik për gjithë rajonin tonë“.
“Perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Europës është një kërcënim real e duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar duke nxitur dialogun. Dua të shtoj se ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor në Kosovë ku ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresojmë që ulja e tensioneve të nisë sa më shpejt se çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik e nuk duam të shohim thyerje në rajonin tonë. Duam të shohim që dialogu të ketë sukses“, paralajmeroi Rama.