“Monika kapi për flokësh deputeten Silva Caka sepse iu afrua Ilirit”, avokati: Kanë fshehur para edhe në Kongo

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ku ka bërë akuza të forta ndaj çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Sipas tij, kriza e tyre është vetëm një lojë, teksa tregoi disa detaje të rënda mbi jetën e tyre bashkëshortore.

“Armiq për Ilirin janë të gjithë, nga roja e godinës, tek bodyguard-ët se dhe ata ja kanë me hile. E dëgjuat atje. E deri tek drejtuesit e lartë, me Monikën, Braimllarin etj. Çdo njeri që kanë pasur konflikte me Monikën brenda partisë, edhe për efekt xhelozie me ato çupërlinat që kanë atje, që edhe për lesh të kokës është zënë Monika me ato kur i afroheshin shumë Ilirit, dhe ato faktikisht po i mban Iliri.

Partia e Lirisë është ndarë në dy kampe, një kamp janë këta që mbështesin Monikën, kjo për ta bërë të besueshme ndarjen, por që faktikisht është lojë. Ata që po futen tek grupi i Monikës, me përjashtim të asaj Cakës, të cilën Monika nuk e duron dot, dhe ka arsye. Arsyeja është sepse i afrohet shumë Ilirit. E dinë të gjithë atje në seli pse zihet Monika me deputeten Caka.

Me përjashtim të saj, të gjithë ata të tjerët, që kanë dorë, që kanë vjedhur bashkë me Ilirin, që kanë fshehur gjurmët e krimit, që kanë transportuar para në bankat e Evropës, madje deri në Kongo, para të thata. Nuk ka asnjë krizë reale, është e gjitha lojë. Kush e beson këtë. Xheloz Iliri është bërë kur ishte president, aq sa kërkoi ndihëm e Shërbimit Informativ Shtetëror që t’i ruanin gruan me kë shkonte.

Dhe shkuan ata i dhanë informacion. Deri këtu ka arritur. Po të ishte për tu ndarë e për tu divorcuar, do ishte ndarë që kur u bë president. Kjo është lojë tani”– tha avokati.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *