Kryeministri Edi Rama këtë të martë ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të cilët i kanë konfirmuar se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt integrimit europian.
Presidentja e Këshillit Europian, Ursula von der Leyen e etiketoi si një “TAKIM SHUMË TË MIRË“, diskutimin me kryeministrin Edi Rama, ku u bisedua rreth progresit në rrugën e anëtarësimit të Shqiperise në BE dhe “planin e ri” për fuqizimin e Ballkanit Perëndimor.
“Takimi shumë i mirë me Edi Ramen. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”-shkruan Von der Leyen pas takimit me Ramën.