Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari që u zhduk para 6 ditësh në Durrës, kërkime në Has për gjyshen, arrestohet vëllai i saj

Prej 6 ditësh ende nuk dihet asgjë mbi fatin e 3-vjeçarit, i cili u zhduk nga zona e ish-kënetës në Durrës, pasi nëna e tij e kishte lënë të kalonte disa orë me gjyshërit e tij. Policia nuk ka asnjë të re nga kërkimet, ndërsa njofton se është arrestua Rexhep Gjuni, gjyshi i të miturit. Në pranga po ashtu ka rënë edhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit.

Besohet se gjyshja bashke me nipin janë larguar drejt Kukësit, ku ka origjinën familja Gjuni. Kështu janë ushtruar disa kërkime në banesat e të afërmve, por nuk ka ende asnjë detaj. Policia ka shpallur në kërkim gjyshen Bahrije Gjuni 57 vjeçe dhe vëllain tjetër të saj, Flamur Selaj.

“Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve Rexhep Gjuni, 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe Arben Selaj, 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has. Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit Bahrije Gjuni, 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe Flamur Selaj, 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Nëna e të miturit Ile Gjuni ka bërë denoncim në polici të shtunën e 13 prillit në orën 20:00. Ajo u ka rrëfyer uniformave blu se djalin e kanë marrë gjyshërit nga i ati dhe refuzojnë t’ia kthejnë.

Dramën e rëndë familjare e tregoi nëna e 3-vjeçarit, e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *