Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se fitorja në Shkodër, duhet t’iu kthehet qytetarëve në punë e projekte.
Gjatë takimit të sotëm në kryeqendrën e Veriut, Rama bëri me dije se muzeu i Shkodrës do të fillojë së shpejti nga transformimi, aty ku turistëve t’u mbetet në mendje, ndëra shtoi se këtë vit vija bregdetare do të përfshihet në programin e pastrimit para sezonit turistik.
“I kam thënë sot që Bashkia e Shkodrës duhet të jetë bashkia e të gjithëve. Benet, është e vërtetë që të sollën në pushtet socialistët, por ti mos e harro që je demokrat. Është e rëndësishme Benet, që ti mos ta harrosh se je demokrat. Ai muze është një muze që mund ta bënin vetëm komunistët. Ishte shtruar si të hyje në banjon e një stadiumi. Ai muze do të transformohet. Aty do të jetë një vend, ku turistët t’u mbetet në mendje për gjitë jetën”.- tha Rama.