Pas Besit me Xhensilën, Meta divorc me Monikën? Propozon përjashtimin nga partia. Krisje reale apo marifet për të dribluar SPAK-un?

Që kur SPAK nisi hetimet për çiftin Meta-Kryemadhi në verën e vitit 2022, për korrupsion dhe pastrim parash, sipas parimit ndiq paranë, shumica e çifteve të lidhura me interesa financiare me Ilir Metën, kanë nisur të divorcohen, të paktën në letra.

Hetimi pasuror i SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi, që po ndiqet nga përfaqësuesit amerikanë në SPAK, besohet se është shtrirë tek të gjithë personazhet, të cilët dyshohen se mbajnë pasuri dhe pastrojnë paratë e Ilir Metës.

Divorci më i zhurshëm ështe ai mes aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, një lidhje e ngushtë e çiftit Meta-Kryemadhi.

Besi dhe Xhensila posedojnë një pasuri të deklaruar me vlerë mbi 10 milionë euro, e pajustifikuar me të ardhurat e ligjshme.

Besi dhe Xhensila nisën të bëheshin pronarë vilash nga Gjiri i Lalzit te Liqeni i Thatë në Tiranë, klinikash estetike, lokalesh, palestrash dhe kompleksesh, pasi u afruam me çiftit Meta-Kryemadhi.

Në një kohë kur SPAK thelloi hetimet ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Besi dhe Xhensila nisën zbatimin e planit të divorcit të dyshuar fiktiv.

Të paktën edhe katër çifte të tjera, të konsideruara si lidhje të dyshimta të Ilir Metës, me kompani ndërtimi, kulla, komplekse dhe biznese me vlerë dhjetëra milionë euro, po divorcohen me letra.

Kjo lëvizje nuk mjafton. Pas shokëve të tyre, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi mund të shkojnë drejt një divorci me letra.

Disa ditë më parë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhanë një shfaqje në mbledhjen e partisë.

Meta shpërtheu ndaj Monikës, duke e akuzuar për ekspozimin të luksit, tërheqjen e vëmendjes së SPAK-ut, për shpartallim të partisë etj.

Që shfaqja të dukej sa më e besueshme, Monika kishte krijuar një grup të vetin, i cili iu kundërvua linjës së Metës. Ky i fundit u kujdes që detaje nga sherri të rridhnin në mediat kritike ndaj Partisë së Lirisë që krisja të dukej sa më reale.

Ilir Meta ka vendosur t’a çojë më tej këtë manovër. Sot Meta propozoi përjashtimin e Monika Kryemadhit nga partia.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ndikimi të favorshëm kanë këto marifete në hetimet e SPAK-ut.

Por, Prapaskena mëson se hetimet janë drejt fundit. Hetimet patën ngecur për shkak se nga Qipro kishin ardhur disa përgjigje jo të plota ndaj letëporosisë së SPAK për çështjen e lobimit.

Prapaskena mëson se SPAK e ka përsëritur letërporosinë. Ndërkaq, një grup ekspertësh pranë SPAK kanë bërë një bilanc të pasurisë së Ilir Metës në raport me të ardhurat e ligjshme, pasurisë së deklaruar dhe pasurisë reale.

Propozimi për përjashtimin e Monikës nga partia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pritet që me një propozim për ndryshime në statut, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë.

Vendimi vjen pas disa lëvizjeve që kanë shkaktuar amulli në Partinë e Lirisë, pasi ish-kryetarja është vënë në qendër të kritikave në mbledhjet e partisë.

Ndërkohë Kryemadhi duke qenë subjekt i hetimit të pasurisë nga SPAK, nuk ka pranuar të mënjanohet nga jeta politike, ndaj këtë vendim të vështirë po e merr vetë Ilir Meta.

Duke folur për luftën ndaj nepotizmit në parti, Meta e përsëriti propozimin se dy anëtarë nga një familje nuk mund të jenë në nivelet drejtuese të partisë, madje duke premtuar se do të Rithemelojë Partinë e Lirisë, në Konventën që do të mbahet më 27 prill.

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë jo mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies së hapësirës për alibi dhe shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta.

Më tej ai vazhdoi duke thënë se partia nuk mund të ketë dy drejtues, sepse dualizmi rezultoi i dëmshëm edhe për Partinë Demokratike.

Më herët, Meta ka larguar edhe disa funksionarë të tjerë të PL-së, të cilët i identifikonte si mbështetës të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK, ka bërë disa përpjekjet për të rimarrë celularin që ia ka sekuestruar SPAK në shtëpinë e nënës së saj, Fatime Kryemadhit. Edhe kjo e fundit ishte në SPAK, pasi prokurorët po i hetojnë pasurinë prej disa muajsh.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *