do_shortcode('[rt_reading_time]')

“Gratë e sotit veç plumbi i rehaton”- i riu me të kaluar kriminale komenton tek rasti i Akil Gjakovës

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 2 min.

Egzon Reshani, emër i njohur për drejtësinë në Kosovë, ka komentuar me mendësi kriminale rastin ku xhudisti Akil Gjakova po dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Reshani ka thënë se “grat e sodit veq plumi i rahaton!” në ‘Facebook’ tek raportimi i Insajderit për dyshimet për dhunë nga Gjakova në bashkëshorten.

“jan qu pesh baco grat e sodit veq plumi i rahaton!”, thuhet në komentin e tij. Më 2022-ën u raportua për një mori veprash penale që kishte 31-vjeçari nga Prizreni.

Sipas një raportimi të Sinjalit, i riu nga Prizreni ka hyrë në telashe me shtetin ende pa i bërë 18-vjet, kur në moshën 17-vjeçare, u dënua për armëmbajtje pa leje.

Më 11 maj të 2022-ës, në një lokal në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, Egzon Reshani terrorizoi qytetarët që ndodheshin përreth, kur hyri me armë automatike dhe gjuajti disa herë për t’u larguar më pas me një veturë. Pas disa javësh në arrati, ai u dorëzua në Polici më 25 maj.

Këto vepra penale ai kishte përsëritur për disa herë me radhë. Ndaj tij, pranë Gjykatës Themelore në Prizren janë të evidentuara 16 aktgjykime të plotfuqishme për veprat penale si vrasje e rëndë në tentativë, lëndim i rëndë trupor, posedim i paautorizuar i narkotikëve, kanosje e të tjera.

Më 9 prill, Egzon Reshani është dënuar me 1 vit burgim me kusht dhe me 700 euro për veprën penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, pasi dyshohet se “më 12 qershor 2018, rreth orës 20:45 minuta, në Prizren, në rrugën “Qazim Berisha”, ka përdorur armën në mënyrë kërcënuese dhe frikësuese, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin së bashku me vëllain e tij- të akuzuarin B.R., shkojnë dhe e presin të dëmtuarin pranë dhe posa i njëjti del nga hoteli, i akuzuari E.R., e nxjerrë armën e llojit të panjohur dhe me të njëjtën shtënë një herë në tokë”.

Po ashtu, edhe më 28 prill 2019, Reshani është dënuar me 200 euro gjobë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Ndërkohë që në vitin 2018, më 20 shkurt, ai është dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale kanosja.

Egzon Reshani është dënuar edhe në vitin 2014, më 06 qershor, me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Po atë vit, më 12 nëntor është dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 1 mijë e 800 euro, për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Edhe para 10 vitesh, më 18 janar 2012, Reshani është dënuar me 1 mijë euro gjobë për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar, vepër për të cilën është dënuar edhe më 18 korrik të po këtij viti, me 800 euro gjobë.

29-vjeçari është dënuar edhe më 4 mars të vitit 2011 me 2 muaj burgim me kusht për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kurse që dënimi që është shpallur kur Reshani ka qenë i mitur është më 7 tetor 2010, ku ishte dënuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Related Posts

Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen…

Mesazhi prekës i të ndjerit Gerti Bogdani: Kam zgjedhur të jem baba dhe jo burrë

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, për shkak të një arresti…

E qara në kupë të qiellit/ ‘Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje ti fëmijët!’ E shoqja në lot mbi arkm*rtin e Gerti Bogdanit! VIDEO DRIDHERUESE

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Familja e Gerti Bogdanit është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij pakohë… vetëm 44 vjeç! Por në lot sot…

U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat…

“Gjithçka ndodh brenda 1 ore”/ Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani…

“4 hipotezat…” – Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Mjeku kardiolog Altin Veshti ka thënë se diagnozat me sëmundjet e zemrës, në moshë të re janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *