Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me temperaturat: Duke filluar nga dita e nesërme, pritet të…

Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të shtunën dhe të dielën do të ketë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta vranësirash në disa zona të vendit ndërsa temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, me maksimume deri në 33 gradë.

“Të shtunën do të vijojë rritja e lehtë e temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në 8 gradë në Ersekë dhe Peshkopi ndërsa maksimalet në rang territori mbeten në vlerën 32 gradë por tashmë do të kemi temperatura të larta edhe për kryeqytetin dhe Shkodrën. Sa i përket kushteve atmosferike,Hap Pamjet Me Poshte!

mbetemi në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, të cilat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të lehta vranësirash në qytetet e zonave malore dhe të ulët. Të dielën kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi maksimume deri në 33 gradë, të cilat janë deri në 13 gradë nga vlera normale sa i përket muajit prill. Kushtet e motit do të vijojnë dominimi i kthjellimeve, kalimi i vranësirave bëhet gjatë pjesës së dytë të ditës, të fokusuara përgjatë shtrirjes lindore.”, u shpreh Osmani.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *