Futja e fjalëve të huaja në gjuhën shqipe, akademiku Gjovalin Shkurtaj e shikon një problematike të madhe. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV zoti Shkurtaj shprehet se me futjen e fjalëve të huaja po ndryshon dhe struktura e fjalisë, duke e bërë atë gjysmake edhe në kuptim.
Gjuhëtari e theksoi se shqiptarët e kanë pasur të nevojshme të përshtaten dhe të mësojnë gjuhë të huaja për shkak të mbijetesës, por kjo nuk duhet të ndikojë në ruajtjen e gjuhës shqipe.