Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër.
Në festival ishin të pranishëm një numër i lartë qytetarësh, ndërsa prezent ka qenë edhe kryeministri Edi Rama me djalin e vogël, Zaho dhe bashkëshorten, Linda Rama.
“Gjirokastra më e bukur se asnjëherë, si asnjëherë e dashur për njerëz nga tërë anët e botës, e ku asnjëherë folklori ynë s’u ka folur me tingujt dhe ngjyrat e veta magjike kaq shumë njerëzve nga kultura të ndryshme”, shkruan Rama.