Pas prangosjes së Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit.
Burime për “Euronews Albania” bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të gruas që njihet si Alma.K është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën akuzën “korrupsion aktiv”, në bazë të neni 245 të Kodit të Procedurës Penale.
Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e Safet Gjicit.
Ne videon e bërë publike vetëm një javë më parë, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me shtetasen Alma K, dhe pas aktit flasin për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.