Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pas një urdhëri të SPAK.
Gjici akuzohet për korrupsion pasiv bazuar në Nenin 260, pasi në video skandalin e publikuar disa ditë më parë, ai shfaqet duke folur për një tender. Për këtë, Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, shkruan Gazeta Shqip.
Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale.