Ky është momenti ku ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici arrestohet nën akuzë për korrupsion.
Gjici u arrestua gjatë pasdites së sotme me urdhër të SPAK nën akuzën për korrupsion pasiv.
Pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma K. në zyrë, SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre”.
Megjithatë, disa ditë më parë u publikua video e plotë, ku tregohej se pas aktit seksual, Gjici fliste me gruan për një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.