“Kanë edhe anë të errëta”, Zhaklina përplaset me Mërtirin për fetë: Kush je ti që më tregon mua çfarë të besoj?

Aktivistja Zhaklin Lekatari ka folur për besimin e shqiptarëve në fe dhe gjatë argumentimit të saj pati edhe një debat me studiuesin Ergys Mërtiri.

Lekatari tha se vetëm 3% e shqiptarëve janë të deklaruar si praktikues të fesë së tyre ndërsa tha se duhet parë edhe anën e errët të feve, të cilat sipas saj mund të jenë edhe një e keqe e madhe.

“3% e shqiptarëve janë deklaruar si praktikantë. Atë aktrimin nga komunizmi e kemi trashëguar edhe sot si në besim apo mosbesim në fe. Ne flasim sesa na mbush me dashuri besimi në Zot por nuk flasim për anën e errët të feve. Për mënyrën sesi e kanë ndikuar jetën tonë.

Mendoj se fetë mund të jenë një e keqe e madhe. Kanë të mirat e veta por kanë edhe të këqijat e veta. Nuk mendoj se vlerat morale duhet t’i kem të trashëguara nga feja. Mendoj se në qendër duhet të jetë jeta, jo Zoti apo feja”- tha Lekatari.

Kjo solli edhe reagimin e Mërtirit i cili tha se Lekatari duhet të jetë më e kujdesshme kur del në përfundime për fetë.

Pjesë nga debati në studio:
Lekatari: Unë nuk mendoj se unë në vitet që jam rritur si fëmijë kam qenë e varfëruar sepse nuk kam pasur dikë për t’u rrëfyer
Mërtiri: Ajo që po mundohem të them është mos ndoshta ke disa paragjykime? Pyetja ime është nga i nxjerr ti përfundimet kur flet për fetë, nga cili burim apo literaturë, sepse ngatërron priftin me fetën.
Lekatari: Nuk ngatërrova as priftin dhe as fenë, të njëjtën literaturë si ju kam lexuar edhe unë. Unë flas si mosbesimtare
Mërtiri: Unë nuk pretendoj pagabueshmërinë, por mënyra sesi e parashtron ti, ana e errët e religjionit…
Lekatari: Ky është besimi im, unë iu ndërpreva juve? Nuk thashë asnjë të vërtetë të gdhendur në mur, por perceptimin tim.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *