Kosovari vdiq në aksidentin e rëndë në Itali, Ferrari po shkonte 200 km/h

Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore.

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë të mëdha u panë në autostradë. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Vëllai i tij 41-vjeçar ka treguar se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.

Vëllai i kosovarit të vdekur në aksident nuk e di se si ndodhi, kush po e drejtonte veturën dhe kush ishte viktima tjetër – një grua sipas mediave italiane.

Related Posts

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama, në protestë…

Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike. Berisha tha se do ta…

E fundit/ Bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Kamëz, humb jetën 65-vjeçari, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Kamzës dhe ka ndërruar jetë në vend. Burime për Vox…

Nis fshesa/ Rama me “dorë të hekurt”, Lindita Nikollës i jepet detyra e re, krijohet…

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është vendosur ngritja e një Komisioni Etike për të kontrolluar rastet e mundshme të nepotizmit brenda partisë. Komisioni do…

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *