Shqiptari raporton se iu dogj BMW-ja me targa zvicerane në Obiliq, kishte vlerën 170 mijë €

Një zjarr i madh e ka kapluar mbrëmë një veturë në lëvizje në autostradë, saktësisht në fshatin Mazgit të Obiliqit, kur për pasojë automjeti është djegur tërësisht. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa rasti tashmë është denoncuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, teksa Sinjali ka mësuar detaje të reja për incidentin që ndodhi.

Sipas informacioneve të para, vetura që u përfshi nga flakët ishte me targa të Zvicrës dhe kishte vlerën e hiç më pak se rreth 170 mijë euro.

BMW-ja që u dogj ishte pronë e një kompanie në Zvicër dhe nuk dihet pse është sjellë në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme e po ashtu është marrë deklarata e shoferit që po e drejtonte veturën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për t’u hetuar më tutje.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *