Pasi iu rikthye kanceri i gjirit, aktorja e njohur përgatit funeralin e saj: Dua të jetë një festë dashurie

Ylli i “Beverly Hills, 90210”, Shannen Doherty foli për dobësinë në betejën e saj kundër kancerit të gjirit në fazën 4 në episodin e fundit të podcast-it të saj.

“Kam shumë momente ku prirem të jem personi që qan vetë në një dhomë,”- tha ajo gjatë ‘Let’s Be Clear’ with Shannen Doherty, e cila përmban një bisedë midis Doherty dhe mikut të saj Chris Cortazzo.

Doherty u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015, pas së cilës iu nënshtrua mastektomisë, kimioterapisë dhe rrezatimit. Në vitin 2017, Doherty njoftoi se ishte sëmurë, ku kanceri i gjirit i ishte kthyer dhe ishte në fazën e 4.

‘Unë 100% i kam ndjerë ato momente dhe uroja të ndodhte diçka ndryshe,’ tha Doherty, duke diskutuar tendencën e saj për t’u shfaqur e fortë në publik.

“Dua të jetë një festë dashurie”, tha aktorja, e cila gjithashtu tregoi se pse nuk do të donte që disa njerëz të shfaqeshin në ceremoni.

“Unë jam ende gjallë, por… Natyrisht gjëja më e rëndësishme është se nuk dua të vdes shumë shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të realizuar”, tha ajo, duke renditur disa nga qëllimet që do të donte t`i arrinte që nga mbledhja e fondeve për luftën kundër kancerit e deri tek ndryshimi i ligjeve për therjen e kafshëve në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, ylli foli edhe për atmosferën që do të donte në funeralin e saj, duke e përshkruar atë si një “festë dashurie” dhe duke thënë se do të preferonte njerëzit që ajo pëlqen të marrin pjesë në vend të atyre që do të marrin pjesë ” sepse është gjëja politikisht korrekte për t’u bërë.”

“E di që janë biseda që mund të duken të cuditeshme, por duhet t’i përballoj sepse jam e ndërgjegjshme që kjo do të ndodhë dhe që po largohem”, sqaroi Doherty e cila u ndal tek detajet që lidhen me të ftuarit në funeralin e saj:

“Do të doja që lista e të ftuarve të jetë e shkurtër. Unë njoh shumë njerëz që nuk më pëlqejnë mjaftueshëm dhe që mendoj se do të shfaqen gjithsesi, por ama unë nuk dua që të jenë aty. Nuk i dua sepse arsyet përse do të merrnin pjesë në ceremoni nuk janë domosdoshmërisht arsyet më të mira.” Dhe më pas shtoi duke qeshur: “Do të vinin se nuk duan të bëjnë përshtypje të keqe, ndaj dua t’ua heq presionin…”.

Sa i përket djegies së saj të mundshme, ylli shpjegoi se planet e saj përfshijnë përzierjen e hirit me atë të qenit dhe babait të saj dhe shpërndarjen në një vend në Malibu, i cili në të shkuarën, ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe të atin.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *