Njihuni me kirurgun plastik pa diplomë, Doktor Adhamudhin me një letër bakalli

Hije skandali, pazaresh dhe aferash mbi Urdhrin e Mjekut Tiranë me në krye Arjana Stojku, e zgjedhur që në 2015, në konflikt flagrant interesi, pasi bashkëshorti i saj Edmond Stojku ishte drejtor i Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë, më pas deputet i LSI.

Në atë kohë zgjedhja e saj u komentua si një lojë e pisët e LSI-së, partiçkës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, e cila sot ka mbetur si një relike korrupsioni në duart e SPAK-ut.

Nën drejtimin e Arjana Stojkut, Urdhri i Mjekut në Tiranë ka pajisur me licencë mjekë pa diploma të specialitetit përkatës, por me ‘diplomën’ e rakisë dhe të militantit.

Në kundështim flagrant me ligjin, Urdhri i Mjekut Tiranë ka pajisur me licencën e kirurgut plasit Gëzim Xhepën, i cili nuk ka diplomë, por vetëm një dëshmi bakalli.

Kirurg plastik pa licencëministria dhe QSUT nuk veprojnë

Gëzim Xhepa është mjek, kirug plastik pranë QSUT, shërbimi i djegies plastike, njëherësh pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Për të ushtruar këtë funksion duhet të jesh mjek specialist i diplomuar në këtë fushë (programet e afatgjata të specializimit 4-5 vjet), siç parashikohet në ligjin për arsimin e lartë, statutin e Universitetit të Mjekësisë, rregullore të UMT, vendime dhe udhëzime.

Sipas të dhënave zyrtare, Gëzim Xhepa nuk posedon një diplomë kirurgu, siç e parashikon detyrimi ligjor, fakt të cilin e ka mbuluar prej vitesh me disa letra bakalli.

Në vend të diplomës, Gëzim Xhepa ka paraqitur vetëm një dëshmi dhënie provimi të vitit 1990.

Për 33 vite, Gëzim Xhepa ka punuar pa qenë specialist i fushës përkatëse. Nga Fakulteti i Mjekësisë konfirmohet zyrtarisht se doktori Gëzim Xhepa nuk ka diplomë kirurgu.

Nga QSUT konfirmohet gjithashtu se Gëzim Xhepa ka vetëm licencën e kirurgut plastik. Ky fakt implikon penalisht autoritetin që e ka lëshuar këtë licencë kohët e fundit, pasi nuk mund të lëshohet një licencë specialisti pa qenë mjet specialist i pajisur me diplomën përkatëse.

Licenca është lëshuar nga Urdhëri i Mjekut, dega Tiranë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Gëzim Xhepa jo vetëm vesh përparsen dhe dorezat e kirurgut plastik pa diplomë, por jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë.

Xhepa punon edhe pranë Spitalit Continental dhe Klinikës Ortodokse Diagnostike, ndërsa shfaqet si specialist i fushës edhe në emisione televizive.

Ndërkaq, sipas të dhënave, Xhepa është pezulluar për 6 muaj në vitet 2000 nga QSUT-ja për të mos ushtruar profesionin, pasi ka ndërruar jetë një pacient i mitur për shkak të gabimit të tij.

Gëzim Xhepa mbahet mend edhe për disa deklarata të papërgjegjshme në vitin 2020, ku kundërshtonte masat e sutoriteteve për kufizimin e përhapjes së Covid-19, duke ushqyer teoritë konspirative dhe mohuar rrezikshmërinë e virusit.

“Corona e paska sulmuar Shqipërinë me çeta partizane, jo me ushtri. Prandaj nuk ra në sy armiku i padukshëm!!!”, shkruante Xhepa në rrjetet sociale, duke konkurruar konspiracionistin Alfred Çakon.

Më vonë i fshiu statuset, pasi me sa duket ka menduar se mund ta pengonin për të bërë karrierë.

Raki dhe dy gishta

Doktor Adhamudhët nuk shfaqen vetëm tek Arian Çani dhe nëpër mejhanet e Tiranës, duke pretenduar se shërojnë të gjitha sëmundjet me baltë, ujë, karota dhe me pozicionionin e hënës, por ndonjë ka depërtuar edhe në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, duke marrë në qafë pacientët, sidomos kur dehen që në mëngjes në lokalet rrotull QSUT.

Prapaskena mësoi për një intensitet ankesash verbale ndaj doktorit Gëzim Xhepa, një personazh me disa damka të zeza profesionale, i shfaqur si doktor shkecash (me disa certifikata dhe licenca false) edhe në Foltoren e Sali Berishës, non grata nga SHBA-të dhe i izoluar nga SPAK në shtëpi si i korruptuar.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *