Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë URGJETE për shtyp në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama kërkoi sërish lirimin e 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe, teksa e quajti veprimin e Serbisë një “lajthitje shtetërore”.
Rama paralajmeroi se pa lirimin e tre policëve nuk ka asnjë hapësirë për të vijuar me përpjekjet për të normalizuar situatën.
“Mbajtja e atyre me ditë të tëra në burg është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pas asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër duke ngritur zërin për arrestimet e minoritetit serb në veri të Kosovës, është shqetësuese.
Unë sot e përsëris me zë dhe figurë për lirimin e menjëhershëm pa kushte, të 3 policeve Kosovës, jo vetëm sepse kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deskalimit”, tha Rama.