“Provinciale nga Durrësi”, Meri Shehu ofendon Heidin

Meri Shehu, në një diskutim në “Fan Club” këtë të diel, kritikoi lojën e Heidi Bacit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Duke folur për spektaklin e mbrëmshëm, astrologia u shpreh se Heidi e prishi aleancën e saj, jo vetëm me Romeon, por edhe me Julin.

“Unë mendoj që Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet vajzave që vijnë nga jashtë, që kanë dëgjuar se Romeo është nga meshkujt e kërkuar në Shqipëri, por Romeo nuk është pjekur aq sa t’u dalë për Zot dashurive dhe lojërave të veta. Ka rënë në grackën e kësaj loje. Më erdhi keq dje, jo për Heidin, se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme se e prishi aleancën dhe me Julin, por më vjen keq për lotët e Romeos”.

Sipas Merit, loja e Heidit dhe Romeos në “BBV” ka mbaruar, ndërsa nuk kurseu ofendimet ndaj modeles, duke e quajtur “provinciale nga Durrësi”.

“Dje Romeo kuptoi që loja e tij ka marrë fund, Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin. Ka dy kamikazë të fuqishëm, Erjolën dhe Ledjonën, që i përdor në mënyrë të menjëhershme. Heidi dhe Romeo e humbën lojën, ose të bashkohen si të dashuruar për të shpëtuar lojën ose të pijnë ilaçin e priftit. Është një provinciale nga Durrësi, që ka jetuar në Itali”. (Top Channel)

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *