Rritet ndjeshēm “Pensioni i Posaçëm”, i parashikuar për personalitetet më të spikatura në vend. Qeveria Shqiptare vendosi që “Pensioni e posaçëm” ta bëjë sa 10-fishi i pensionit social.
Aktualisht vlera e pensionit të posaçëm parashikohej jo më shumë se 4-fishi I pensionit social, pra rreth 300 mijë lekë te vjetra, ndërsa me vendimin e qeverise këte të mërkurë shkon në rreth 800 mijë lekë te vjetra. Në të gjithë vendin janë 185 personalitete të fushave të ndryshme, që përfitojnë “Pensionin e Posaçëm” duke marre nje pagese me vlerë rreth 800 mije leke te vjetra.
Sipas vendimit, efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2023 llogariten në shumën 207 milionë lekë të rinjë dhe do të përballohen nga fondi i buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.