Yuri Kim ka mbajtur këtë të mërkurë fjalimin e fundit si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se SHBA është e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë. Gjithashtu Kim deklaroi se shqiptarët kanë treguar se po zbatojnë rregullat, duke u shprehur me besim se do të vijë edhe dita që nuk do të kërkohet më vizë per te udhetuar si turist drejt Amerikes.
“Në vitin e parë, mbi 24 mijë shqiptarë morën viza 10-vjeçare. Është një hap i madh përpara për lidhjen në udhëtimet dhe biznesin midis vendeve tona. Ndërsa Shqiptarët tregojnë se po zbatojnë rregullat, kam besim se do të vijë dita që nuk do të kërkohet fare vizë per te udhetuar drejt SHBA”, tha ambasadorja Kim.