Nëna e lindi të gjallë dhe e hodhi në lumë, pamjet nga vendi ku u gjet foshnja i vdekur në Tapizë

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Krujë, ku 42-vjeçarja Leta Koçi hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.

Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se pasi lindi foshnjën në banesë dhe e hodhi në lumë, 42-vjeçarja shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka treguar për ngjarjen. Pas rrëfimit të saj, policia u informua për rastin e rëndë dhe shkoi në vendngjarje, ku gjeti trupin e foshnjës në qesen e plehrave, në këtë lumë që shihni në pamje.

Sipas burimeve, bashkëshorti në dëshmi ka thënë se nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, 42-vjeçarja është ndaluar, ndërsa vijojnë hetimet se çarë mund ta ketë shtyrë gruan të ndërmerrte aktin e rëndë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *