Vodhi 8 milionë euro si në filma, arrestohet 31-vjecarja “e rrezikshme”

Policia arrestoi një 31-vjeçare në Gjermani pasi akuzohet se vodhi paratë e kompanisë ku punonte. Ajo u gjet përgjegjëse për një vjedhje spektakolare të parave të kompanisë ‘Loomis’ në Bremen në maj të vitit 2021.

Pas dy vitesh e gjysëm fshehur autoritetet gjermane e arrestuan hajduten e 8 milionë eurove në aeroportin e Bremenit. Yasemin Guendogan është emri i 31-vjeçares. Detyra e saj në ‘Loomis’ ishte të paketonte kartmonedhat në kuti. Ato më pas transportoheshin me makina të blinduara në bankomate.

Më 21 maj 2023 ajo kreu një aksion të vërtetë filmash. Yasmine atë ditë nuk i paketoi paratë në kuti si zakonisht, por në thasë dhe më pas i hodhi në kontejner që normalisht përdorej për mbeturina. Mbi thasët me para ajo hodhi mbeturina që të mos zbuloheshin sasitë e parave në kontejner.

Nga kontejneri paratë i ngarkoi në një automjet tip Mercedes Vito, të cilën e kishte marrë me qira në Berlin dhe që rezultonte me targa të vjedhura. Dhe krimi u zbulua vetëm katër ditë më pas, kur ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht u arratis jashtë Gjermanisë, drejt Turqisë.

Pas hetimeve të kryera dhe kur u mor vesh roli i saj në këtë histori vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit teksa u kthye nga Turqia. Tashmë 31-vjeçarja ndodhet në paraburgim.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *