Dua Lipa: Gjyshi im u pushua nga puna se s’pranoi kërkesën e serbëve, të falsifikonte historinë e Kosovës

Artistja shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë për revistën Rolling Stone në Amerikë nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën.

Ajo ka folur për periudhën kur u transferua në Kosovë, si dhe momentet e tmerrshme që prindërit e saj kishin përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit e Dua Lipës u larguan nga universiteti, babai i saj ishte pjesë e grupit rock të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi,. Ata më pas u vendosën në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden për t’i shpëtuar dhunës në vendlindje.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.

Dua Lipa, emri i së cilës do të thotë “dashuri” në shqip, lindi tre vite pas lëvizjes së tyre. Në moshën nëntë vjeçare, ajo filloi të kalonte të shtunat e saj në Shkollën e Teatrit ‘Sylvia Young’, në të cilën kanë shkuar edhe emrat tjerë të njohur si: Rita Ora, Tom Fletcher dhe Amy Ëinehouse.

Një mësues muzike në këtë shkollë i kërkoi asaj të ngrihej dhe të këndonte. Më pas, ai dërgoi Lipën në një klasë më të përparuar, një që ishte plot me adoleshentë.

“Unë u tmerrova, por ai ishte personi i parë që më tha se mund të këndoja”, kujton Dua.

Lipa u rrit duke e ditur se Londra ishte vendlindja e saj, por nuk ishte në të vërtetë shtëpia e saj.

“Me situatën e refugjatëve, njerëzit nuk e kuptojnë që njerëzit nuk do të largohen nga vendi i tyre nëse nuk do të kishin nevojë. Plani ishte gjithnjë të ktheheshim në Kosovë. Dhe pastaj arrita atje, unë isha vajza shqiptare që flisja shqip me një theks anglisht”. Por ajo dëshironte të kthehej në Londër, në klasat e muzikës dhe mundësitë më të mëdha që ndiente se ishin atje. Në moshën 15 vjeç, ajo i bindi prindërit e saj që ta linin të transferohej me vajzën e një shoku të familjes në Camden, ku ajo kaloi pjesën tjetër të viteve të saj të adoleshencës në thelb pa mbikëqyrje, duke e bërë vet ushqimin, duke marrë urdhra për të pastruar dhomën e saj dhe duke bërë vet të gjitha gjërat”, ka shkruar më tej Revista Rolling Stone.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *