Kombëtarja e Shqipërisë ia doli të bëjë detyrën edhe në transfertë përballë Ishujve Faroe, në ndeshjen e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian.
Shqipëria fitoi me rezultatin 3-1 dhe u pozicionua në vednin e dytë në Grup duke u bërë pretendente për tu kualifikuar në eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjermani vitin 2024. Pas fitores, kryeministri Edi Rama nuk i ndali elozhet ndaj ekipit kuqezi.
Pas ndeshjes me anë të një postimi në “facebook”, Edi Rama shkruan: “E dashuroj këtë skuadër” (duke publikuar foton e festës se lojtarëve kuqezinj).