Gjakovari vret me armë qenin që iu fut në oborr dhe ia sulmoi familjarët – përfundon në Polici

Vrasja e një qeni i ka kushtuar një qytetari në Gjakovë, i cili përfundoi gjatë ditës së djeshme në Polici si i dyshuar për përdorimin e armës. Incidenti ndodhi në oborrin e tij në fshatin Raçë, kur i njëjti e gjuajti qenin, pasi dyshohet se ia kishte sulmuar familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti u denoncua nga pronari i qenit, i cili kërkoi ndihmën e Policisë, kur e gjeti qenin të vrarë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij, me ç’rast ka treguar versionin e tij si ka ndodhur rasti.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në oborrin e të dyshuarit mashkull kosovar kishte gjetur qenin e vrarë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka njoftuar se qeni i ankuesit kishte hyrë në pronën e tij –në oborr duke ja sulmuar familjaret dhe ja kishte mbytur (ngulfatur) qenin e tij. I dyshuari me pas ka reaguar duke mare pushkën e tij te gjuetisë për të cilën posedon leje dhe e ka goditur me një fishekë në drejtim të qenit, duke eliminuar rrezikun. Si pasojë e kësaj, qeni ka mbetur i ngordhur. Arma dhe një gëzhojë janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” – ka njoftuar Policia.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *