Me shpejtësi rrufe, SPAK ka nisur të merret me tenderin që Safet Gjici, nën afshin e harbimit seksual i premtoi Alma Kaçit për strehimin e qenve të Kukësit, të paguar nga taksat e banorëve të Kukësit, për të cilin nuk do t’i jepte ryshfet, mbasi ia konvertoi me qejf.
Por prej më se 4 vitesh, SPAK nuk po merret me pasuritë e zyrtarëve të lartë, që i kanë vënë nëpërmjet pazareve me tenderët dhe kanë blerë vila, makina, apartamente e zyra të mëdha luksoze, toka, troje e ullishte për vete dhe fëmijët.
Provë për indicie, si rast tipik përfitimi nga aferat korruptive të babait, është Telma Celibashi, vajza e Kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi; e cila në muajin shtator 2020 kur ishte 23-vjeçe dhe 3 ditë pasi babai u propozua kryetar i KQZ, ka blerë një apartament me sipërfaqe 246 m2 dhe 111 m2 verandë në Tiranë.
E ka blerë 430 mijë Euro, duke paguar 50 mijë Euro ditën e lidhjes së kontratës, ndërsa gjatë periudhës 3 janar 2021-31 maj 2023, që përkojnë me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 e pas zgjedhjeve lokale, ajo ka shlyer edhe 6 këste nga 50 mijë Euro.
Çudi është fakti, që vajza e Ilirjan Celibashit, blerëse e këtij apartamenti me vlerë 430 mijë Euro përveç mobilimit, është me pagë mujore 330 mijë lekë të vjetra, si asistente te zyra juridike private e babait të saj.