do_shortcode('[rt_reading_time]')

Hoxha: Nuk u martova për pasion e epsh, por për humanizëm – e strehova një vajzë

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Të nderuar besimtarë, familjarë dhe miq të mi,

Ju që keni parë emrin tim të lakohet këto dita dhe jeni shqetësuar për një ngjarje që po raportohet në media, dua t’ju informoj shkurt se e shoh që mënyra si raportohet në media ka tendenca për të dëmtuar imazhin tim, dhe më shumë imazhin e fesë islame, të cilën disa tentojnë ta paraqesin në një dritë të keqe.

Dashamirët e mi i përkujtoj që feja dhe morali im nuk ka ra, nuk ka lëvizur nuk kam shkelur asgjë nga parimet e fesë. Madje edhe këtë dijeni se: nuk jam martuar për inati të askujt e as për të shuar ndonjë pasion timin. Po të ishte martesa e dytë e buruar nga epshi dhe pasioni, do ta bëja më herët dhe me ndonjë grua të famshme e të shquar për lakmitë njerëzore. Madje edhe për moshën do ta martoja dikend që sapo i ka mbushur 18 vjet.

Dijeni të dashur miq se martesa ime është krejtsisht për motive fetare e humanitare, për ta strehuar një vajzë që nuk e kishte gëzuar më të mirën e kujdesit për shëndetin dhe edukimin e saj në familjen e saj. Andaj, mos e keni dert fenë time për këtë rast, sepse nuk kam lajthitur. Lutem unë dhe lutuni edhe ju për mua për vendosmëri e stabilitet në fe, deri në vdekje.

Nga detyra ime si imam, pastaj si arsimtar i lëndës fetare kur kam qenë, kam pasur nxënës të moshave të reja si dhe vet kam qenë më i ri e me më pak përvojë, por nuk kam pasur asnjëherë asnjë aferë apo drejtim të gishtit kah unë. Kam trajtuar pacientë dhe paciente të ndryshëm me mosha, karaktere, karakteristika, tipare, pozita shoqërore, komunitete etj. nga më të ndryshmet, por asnjëherë nuk ka pasur asnjë skandal me asnjë paciente, nga mijëra njerëz që më kanë vizituar. Asnjëherë nuk ka pasur ankesa kundër meje, as nga familjarët as nga ata që kanë ardhur për trajtim, absolutisht nga askush!

Për fenë Islame ligjëroj dhe nga ajo që e flas, gjithnjë e këshilloj veten së pari, pastaj të tjerët. Nuk e kam fenë një profesion të rastit, por nga dashuria e kultivuar për Islamin nga baballarët e mi, jam bë hoxhë dhe mësues e predikues i fesë. Ky është besimi im dhe karakteri im, i pandryshueshëm deri më tani. Unë martesën e kam bë konform rregullave të fesë, duke marr pëlqimin e babait të vajzës, i cili ka pranuar që të më japë doren e vajzës së tij, por pas disa javësh është bërë pishman, pasi kemi lidh kurorë.

Në reagimet e grupit që këto ditë po punon kundër meje, duket qartë se ka tendenca të tjera, me gjasë të shtyera nga jashtë fshatit dhe për interesa antifetare dhe antikombëtare. Shihet qartë që kërkesa e tyre është për të më larguar nga xhamia, e jo për të ndaluar vajzën. Imagjinoni që njerëz kinse intelektualë, në këtë kohë, marrin guximin të ndërhyjnë në vendimet e një vajze 24 vjeçare, duke shkelur kështu parimet fetare, ligjore, familjare e besa edhe kanunore. Kush ua dha atyre atë të drejtë, kur nuk janë as të afërmit e vajzës?

Martesa ime, jeta ime private dhe gjërat që nuk janë publike më takojnë mua dhe ato i mbaj për vete. Nuk lejoj që të tjerët të ngriten mbi kurrizin tim, në mënyrë të padrejtë. Të drejtën time do ta mbroj me çdo mjet juridik që mund ta posedoj dhe keqbërësit do të demaskohen.

Tendencat për të bërë zhurmë vijnë vetëm kur hoxhallarët apo besimtarët janë në pyetje, me qëllimin e tyre për të na njollosur neve edhe fenë rrjedhimisht. Unë di që para Allahut jam i pastër, dhe të gjitha këto kanë ndodhur janë me miratimin e fesë sime, të familjes së vajzës dhe familjes sime.

Pra, ju lutem qetësohuni dhe na lëni të qetë edhe ne!

Me respekt,

Vesim Avdiu

Related Posts

Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 4 min.Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar…

“Nuk mundet pa shqiptarët”! Këngëtari i famshëm grek merr 30 instrumentistë shqiptarë për koncertin në Londër: Janë më të mirët në botë

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin…

Ndërroi jetë 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë më të vjetrat shqiptare

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Këtë të premte ka vdekur një nga personat më të vjetër në Kosovë, Xhezide Aliu nga Ferizaj. Xhezide Aliu vdiq në moshën…

Ish e dashura akuzon priftin: Kemi bërë s*ks në kishe, më ndau nga familja

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Në emisionin Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka…

E pazakontë, burri zbulon se ka paguar faturën elektrike të fqinjit për 18 vite

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Një banor nga Kalifornia ka zbuluar se ka paguar gabimisht faturën elektrike të fqinjit për 18 vite. Ken Wilson, i cili jeton…

“Ma solle kafen si diversant!”/ Rama befason kamerierin me reagimin epik: Mos je…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me studentët në shkollën Profesionale të Elbasanit. Rama u shpreh se në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *