“M’u dogj i gjithë trupi, duhej gjaku i…” Jeta e Erjolës plot vuajtje dhe drama: Më ka dhunuar ish-partneri, doja t’i bëja keq vetes…

Në spektaklin e mbrëmshëm është transmetuar linja e jetës së Erjola Doçit, e cila ishte mjaft prekëse.

Me Lot në sy ajo ka treguar kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar pas humbjes së babait të saj. Gjithashtu ka treguar se ka qenë në një lidhje toksike me një person i cili e ka dhunuar atë psikologjikisht dhe fizikisht dhe për këtë arsye ajo ka tentuar edhe të lëndojë veten.

“Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt. Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri. Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua. Për një familje me 4 vajza, jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time.

Amaneti i fundit që babi la ka qenë atë gocë mos ma prekni me dorë. Kam qenë e lidhur. Ka qenë një dashuri e pamundur reciproke, por aq toksike saqë theu shumë gjëra në jetën time. Kam përjetuar dhunë psikologjik, verbale dhe fizike.

Këto veprime vinin si pasojë e xhelozisë, e punës time në televizion. Vetja më dukej e shëmtuar kalova në depresion por më duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave.

Kam dashur t’i bëj vetes keq por më dilte fytyra e familjes time para. Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolën time si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypi dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *