do_shortcode('[rt_reading_time]')

Femrat kokëforta janë bashkëshortet më të mira. Ja përse jane…

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 2 min.

Nuk është e lehtë të duash një femër kokëfortë, sidomos sepse ajo mbron opinionet, parimet dhe bindjet e saj.

Mund të nevrikoset dhe të të mërzisë.

Nga ana tjetër, edhe pse mund të jetë shumë kokëfortë, një femër e tillë do të gjendet përherë pranë personit që do kur ai të ketë nevojë, edhe pa i thënë gjë fare. Ndaj, nëse je mashkulli me fat që ke njohur një femër kokëfortë, ja çfarë duhet të dish për të:

1. Një femër kokëfortë e di çfarë do dhe bën gjithçka për ta arritur.

Mund t’i lërë mënjanë ndjenjat për objektivat që i vendos vetes, por për personin që do, ajo bën gjithçka. Ajo do të të dojë, pavarësisht se çfarë ndodh mes jush.

2. Femrat janë krijesa të ndjeshme dhe një femër kokëfortë është përherë në sinkron me emocionet e tua.

Ajo e di çfarë të emocionon dhe bën gjithçka për të të parë të lumtur. Të jesh kokëfortë do të thotë edhe të jesh e ndjeshme.

3. Ajo të njeh më mirë se veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi.

Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.

4. Një femër kokëfortë është energjike.

Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj.

Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do. Kjo jo vetëm do të të frymëzojë edhe ty, por do ta bëjë edhe atë një femër fantastike në sytë e tu si partner i saj.

5. Ajo është reale.

Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.

6. Një femër kokëfortë do të ta bëjë jetën më interesante.

Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetëpërmirësohesh.

Kokëfortësia e saj do t’i bëjë më të vështira vendimet e tua, por kjo gjë do t’i japë dinamikë lidhjes suaj dhe do e çojë atë drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

Është e sigurtë. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.

7. Do të kujdeset përherë për ty.

Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.

8. Do të të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës.

Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të të dojë deri në fund të jetës së saj.

Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.

9. Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj.

Ndonjëherë edhe do të debatoni. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm.

Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *