Sa do të ishin rrogat po mos shkatërroheshin fabrikat dhe uzinat në Shqipëri!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV thotë se nëse 500 uzinat dhe fabrikat do të ishin funksionale në Shqipëri, rrogat e punonjësve sot të varionin nga 5 mijë deri në 7 mijë euro, ndërsa rrogat e profesioneve të larta të rëndësishme do të ishin 10 mijë euro.

“Po të mos ishin shkallmuar 500 fabrikat dhe uzinat e Shqipërisë, dhe, pasi ato t’i rinovonte kapitali privat me teknologjinë e kohës, Shqipëria sot do të ishte një shtet shumë i zhvilluar dhe rrogat e punonjësve do të ishin nga 5000 e deri në 7000 Euro në muaj; ndërsa rrogat e administratës dhe profesioneve të larta intelektuale do të ishin mbi 10 000 euro në muaj.

Por, ky fakt, do të kishte krijuar ndërkohë edhe një sistem bankar modern dhe tani sigurisht që Banka Kombëtare e Shqipërisë do të ishte në të njëjtën linjë me Eurosistemin që po kërkohet të arrihet në Bashkimin Evropian. Kurse zhvillimi financiar i Shqipërisë do të kishte dalë tani nga kthetrat e mediokritetit dhe krediti bankar, i marrë normalisht nga kapitali privat, do ta kishte lulëzuar tregun financiar dhe tregun e mallrave; do të kishte gjallëruar në maksimum Universitetin e Tiranës dhe sidomos Universitetin Politeknik, kurse vetë emigracioni i shqiptarëve në Perëndim do të ishte sa një e treta e shifrës prej dy milionë shqiptarësh që është sot dhe që kanë emigruar të shtyrë nga kushtet mizerabël ekonomike që krijoi Berisha e co në Shqipëri; një gjendje kjo që po vijon ende dhe sot.”, thotë Ngjela./K.C/dritare.net

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *