Adriana Matoshi njofton se po përballet me një sëmundje të re: Do të bëjë një operim, lutuni që të kthehem mirë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike.Në një postim të gjatë në Facebook, deputetja dhe aktorja Matoshi ka thënë se së fundmi është duke u përballur me një sëmundje të re.

“Edhe një tjetër … Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu. E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq: Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine;

Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe”, ka shkruar ajo.
Në këtë postim, ajo ka shkruar se do të operohet, për t’iu kthyer aktiviteteve të saja të përditshme.

Edhe një tjetër …Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq. • Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.

• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe. Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia. Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re. Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo. Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem. Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.Unë po shkoj, për me u kthy.Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *