Arrestohet shoferi i Agron Dukës, personi kyç që ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave të fshihej në Shqipëri

Edevaldo Haxhiu ndihmoi bosin e kriptomonedhave të fshihej për muaj me radhë në Shqipëri
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Edevaldo Haxhiun, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin ai udhëtonte iu gjet një armë, si dhe disa doza me kokainë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN se Haxhiu është shoferi i kreut të PAA-së Agron Duka, njëherësh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Emri i Haxhiut nuk është i panjohur për policinë shqiptare pasi ai ka ndihmuar më parë të fshihej në Shqipëri bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer. Pavarësisht insistimit nga Policia, Haxhiu nuk bashkëpunoi asokohe me drejtësinë shqiptare për të treguar vendndodhje e Ozer, i cili tashmë është duke u përballur me drejtësinë në Turqi pas arrestimit.

Faruk Ozer do të arrestohej në Shqipëri në Gusht të vitit 2022, për t’u ekstraduar më pas drejt Turqisë. Policia shqiptare por edhe mediat turke, kanë pasur dyshime se dhe vetë vëllezërit Armando dhe Agron Duka, kanë pasur lidhje me bosin e kriptomonedhave, por një gjë e tillë nuk është arritur që të provohej.

Ozer, u dënua në vitin 2023 me 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Po ashtu atyre iu është vendosur një gjobë prej 5 milionë dollarësh.

Në arrestimin e tij në Shqipëri, u angazhuan dhe forcat e SHISH, ndërsa u zbulua se ai e ndante jetesën mes Elbasanit, dhe rezidencave luksoze në Palasë.

Faruk Ozer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Related Posts

Shqiptari që iku nga Irani/ “Atje u bombardua gjithçka”

Eni Kokomani është një nga shqiptarët që, pas disa vitesh jetese në Irani, ka vendosur të kthehet në Shqipëria për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë…

TËRMET NË QEVERI, SHBA fundos Ramën? Washingtoni ULTIMATUMIN SPAK?

Zhvillime të reja në politikën shqiptare po shkaktojnë debate të forta dhe tension në skenën politike. Sipas analistëve dhe burimeve të ndryshme, situata e fundit mund të…

Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota pro projekt-rezolutën për shpalljen e Irani si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë votimit u regjistrua një…

“Me shumë keqardhje”, hoxha kritikon ashpër prindërit për emrat që po ua vendosin fëmijëve

Emri “Ensar” shpesh perceptohet si një emër i përveçëm, por në thelb ai ka një kuptim më të gjerë gjuhësor dhe historik. Në arabisht, “Ensar” është në…

Mot i paqëndrueshëm me reshje dhe rënie temperaturash, përmirësim në fundjavë

Vranësirat do të dominojnë motin në të gjithë territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, ndërsa reshjet do të jenë fillimisht të pakta. Ato nisin në veri dhe…

Paralajmërimi/ Berisha pas deklaratas së Ramës: Më 22 mars i japim…

Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një video-mesazh ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar kryeministrin se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun. Sipas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *