Gazetarja Zhaklin Lakatari ka komentuar videon e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u shfaq duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë me një grua.
Gjate intervistës për “Euronews”, Zhaklina i ka dalë në mbrojtje Gjicit duke theksuar se nuk kishte abuzim në videon erotike të ish-kryebashkiakut socialist. Ajo është shprehur se nëse vajza ka udhtruar “dhunë” ndaj Gjicitbte cilin e ka filmuar teksa ka kryer raport seksual.
“Mu duk si takim i dy njerëzve që njiheshin më parë. Nuk shoh një abuzim në atë video, por dy persona që janë të vetëdijshëm për atë që po bëjnë. Nuk mendoj që ka dhunë. Nuk mu duk sikur kishte mosdëshirë. Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”, tha Zhaklina.