Shpërndarja e faturave pa zarfe, paralajmërohen gjoba deri në 40 mijë euro

Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe.

Kështu ka bërë të ditur komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to.

Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

“Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime”.

“Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo./eo/

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *