Tragjike, vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar Besar Nimani

Ish-boksieri shqiptar nga Kosova, Besar Nimani është vrarë sot (e shtunë) në qytetin e Bielefeldit në Gjermani. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e 38-vjeçarit. Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë personash ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Gjashtë deri në tetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në këtë ngjarje.

Sipas prestigjozes Bild, vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane, ndërsa një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013.

Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të fitojë 26 prej tyre, ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *