Shqiptari nga Sanxhaku: Njerëzit këtu po ndërgjegjësohen për rrënjët e tyre,tani ne duam…!

Gjuha e gjaku nuk harrohen, kthimi në kombin e të parëve është parësor, dashuria për tokën e të parëve nuk mungojnë, përhapja në masë e të gjithëve që u asimiluan janë vetëm disa nga ëndërrat që pret t’i bëjë realitet shqiptari Amar Skrijelji, nga Sanxhaku.

Në një intervistë ekskluzive për një medium nga Kosova, Shkrijelji vendosi ta realizoj m’e gazetën Neutral, në bashkëpunim edhe me shqiptaren nga Saxhaku, Amina Nuraj.Poshtë e keni intervistën e plotë:

Neutral: Si është situata në Sanxhak nga këndvështrimi juaj, a janë zgjuar njerëzit nga ëndrra e quajtur asimilim?

AMAR SHKRIJELJ: Mendoj se njerëzit në Sanxhak po ndërgjegjësohen dalëngadalë për rrënjët e tyre dhe se e vërteta e vërtetë po zbulohet gjithnjë e më shumë dhe njohja se kush ishin paraardhësit e tyre, e gjitha kjo falë jush dhe aktit tuaj heroik që keni filluar 11 vjet më parë.

Neutral: Ndihesh si shqiptar apo boshnjak?

​AMAR SHKRIJELJ: Të parët e mi ishin shqiptarët, unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Neutral: Kush të ka mësuar historinë shqiptare? Sepse ju jeni të ndaluar nga shteti të mësoni për historinë shqiptare, siç e din edhe vet?

AMAR SHKRIJELJ: Po, sigurisht, kjo është dhimbja jonë më e madhe sepse kështu na ndanë nga kombi ynë i vërtetë. Babai më ka mësuar, por kam kërkuar edhe në internet, në libra, aq sa kam mundur. Ka edhe foto të vjetra të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, edhe mos mi lexu as nje liber nga ato foto mund të shihni kush ishim dhe çfarë jemi. Sepse plisin veq shqiptart e kan.

Neutral: Jeni i vetmi që ndiheni si shqiptar në familjen tuaj?

​AMAR SHKRIJELJ: JO, krejt familja ime…

Neutral: Si është të jesh shqiptar në Sanxhak?

AMAR SHKRIJELJ: Të jesh shqiptar në Sanxhak është vërtet bukur, do të doja që më shumë prej tyre të krenohen me origjinën e tyre dhe të zbulojnë se kush janë dhe çfarë janë. Po ,fale teje jena shum gati sepse puna jote eshte diqka e veqant. Mos me ko ti ,nuk ishum as na.

Neutral: A dëshironi që Sanxhaku të kthehej atje ku ishte dikur (tek nënë Shqipëri) apo të qëndronte nën pushtimin serb?

AMAR SHKRIJELJ: Sigurisht që po! Por duhet shumë guxim dhe djersë. Cili fëmijë nuk do të donte të ishte bashkë me nënën e tij?

Neutral: Si ndihesh kur shihni flamurin e bukur kuq e zi?

AMAR SHKRIJELJ: Shumë krenarë, është shumë bukur të shohësh flamurin tone kur fluturon lart!

Neutral: Cilat janë dëshirat tuaja, do të dëshironit të studioni në Kosovë dhe të mësoni gjuhën e nënës suaj (shqipe)?

AMAR SHKRIJELJ: Sigurisht që do të doja të studioja dhe të mësoja gjuhën time, do të doja ta flisja atë si paraardhësit e mi, sidomos nëse do të kisha mundësi të bëja diçka të tillë. Sepse edhe 100 vjet me kalu,gjaku uj nuk bohet!

Neutral: Dhe së fundi, çka po mendoni kush ka më shumë të drejta, shqiptarët e Sanxhakut, apo serbët në Republikën e Kosovës?

AMAR SHKRIJELJ: Mendoj se serbët në Kosovë e kanë, sepse shumë shqiptarë në Sanxhak janë të kërcënuar në lidhje me deklarimin dhe zbulimin e identitetit të tyre të vërtetë. Sepse në pjesën veriore të Republikës së Kosovës ka flamuj serb, ndërsa fëmijët e Sanxhakut arrestohen për shkak të flamurit shqiptar. Intervistoi, Amina Nuraj, për gazetën Neutral

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *