Diplomat e Princit që sipas Elias ka 4 klasë shkollë në Afrikë. Si është e vërteta e shkollimit të Lekës II?

Një sherri i bujshëm ‘tronditi’ pallatin mbretëror shqiptar, ku Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia u përfshinë në konflikt fizik me Princ Lekën, duke e rrahur, pasi Princi u dashurua me fotografen e tij Blerta Celibashin, ndërsa po ndahet me Elian.

Mes të tjerash, Elia, teksa godet Princ Lekën, thotë se Princi ka vetëm 4 klasë shkollë dhe se ka falsifikuar diplomat.

“Diplomat i ke falsifikuar…I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë”, dëgjohet të thotë Elia.

Në historikun zyrtar të Familjes dhe Oborrit Mbretëror jepet një panoramë për shkollimin e Princ Lekës.

Sipas Oborrit Mbretëror Princ Leka u rrit në Afrikën e Jugut me prindërit dhe gjyshen e tij Mbretëreshën Geraldine. Ai u rrit me dashuri dhe njohuri të thella për Shqipërinë, popullin dhe kulturën shqiptare.

Për shkollimin thuhet se “Princi Leka zhvilloi arsimin parashkollor në kolegjin “St. Stithians”. Më pas arsimin fillor e vazhdoi në shkollën “St. Peters”, ndërsa arsimin e mesëm si student themelues në kolegjin “St. Peters”. Në vitin 2005, Princi Leka hyri në akademinë ushtarake “Royal Military Academy Sandhurst” në Britaninë e Madhe. Aty mori rangun nën Toger në ushtrinë britanike dhe u vlerësua me medaljen “King Hussein”. Lartësia e Tij më pas vazhdoi studimet baçelor në universitetin “Iliria”, në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Më pas studioi për disa muaj në “Università per Stranieri di Perugia”, si edhe zhvilloi shumë kurse të nivelit të lartë në Akademinë e Mbrojtjes. Princ Leka punoi si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitet 2006-2009, si këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 2009-2012 dhe si këshilltar politik i Presidentit të Shqipërisë në vitet 2012-2013”.

A i ka falsifikuar vërtetë Princ Leka këto diploma apo akuza e Elias është një shpifje në kuadër të hakmarrjes pasi Princit i hyri në zemër fotogafia Blerta Celibashi?!

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *